75 Mall Live Search
08:18 / E Premte, 11 Qershor 2021 / Blerim

Utah Jazz vazhdon formën fantastike edhe në playoff, fiton ndaj Los Angeles Clippers

Skuadra e Utah Jazz ka shënuar fitoren e dytë serike kundër Los Angeles Clippers në çerekfinale të playoffit të NBA-së.

Jazz fituan me rezultat 117-111, me basketbollistin Mitchell që ishte tejet në formë, me 37 pikë, 3 kërcime dhe 4 asistime, shkruan IndeksOnline

Një paraqitje të mirë pati amerikani, Jackson – me 29 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime.

Me këtë fitore, Jazz e çon rezultatin serik në 2 me 0 kundër Clippers.

Fitore në playoff shënoi edhe skuadra e Milwaukee Bucks, duke ngushtuar epërsinë serike të Brooklyn Nets në 2 me 1./IndeksOnline/