75 Mall Live Search
16:19 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / Blerim

Shabani: Më në fund, tani jam pjesë e Prishtinës

Xhevdet Shabani është zyrtarizuar te klubi i Superligës së Kosovës, FC Prishtina.

Ish-lotari i Lepencit dhe Dritës, është shprehur i lumtur pas transferimit në kryeqytet, shkruan IndeksOnline

“Erdhi momenti që është unë të jem pjesë e Prishtinës. Me gjithë ato bisedime që kishim bërë në të kaluarën. Pas bisedimeve me FC Dritën dhe dëshirës së tyre për rifreskim skuadre, më nuk kisha dilema, ftesa e parë që erdhi nga kryeqyteti u ndjeva se tani ishte përcaktuar fati”, ka thënë ‘Rrapa’

Përveç Shabanit, kampioni i Superligës së Kosovës për sezonin 2020/21, zyrtarizoi edhe dyshen: Mendurim Hoti dhe Bleart Tolaj./IndeksOnline/