75 Mall Live Search
09:10 / E Martë, 15 Qershor 2021 / Blerim

Eriksen për herë të parë lajmërohet nga spitali: Jam mirë, faleminderit për mesazhet

Christian Eriksen, futbollisti i Kombëtares së Danimarkës për herë të parë është paraqitur nga spitali në Kopenhag.

Eriksen gjatë ditës së shtunë, në ndeshjen kundër Finlandës pësoi një atak kardiak duke shtangur gjithë tifozët e futbollit, shkruan IndeksOnline

Për herë të parë, ai ka publikuar një foto nga spitali dhe shkruan:

“Përshëndetje të gjithë, faleminderit për mesazhet e ëmbëla nga e gjithë bota. Kjo kishte një rëndësi të madhe për mua dhe familjen time. Jam mirë, nën kujdesin e veçantë. Unë ende kam për t’i bërë disa kontrolle në spital, por ndihem mirë. Tani, do bëjë tifo për djemtë e Danimarkës për ndeshjen e radhës. Luani për gjithë Danimarkën. I juaji, Christian”, ka shkruar futbollisti i Interit

Kujtojmë që Eriksenit iu kishte ndaluar zemra për më shumë se pesë minuta, derisa stafi mjekësor arriti ta shpëtonte duke ia dhuruar ndihmën e parë./IndeksOnline/