Albin Kurti futet në objektin e BE-së, pas pak takohet me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë është futur në objektin e BE-së në Bruksel, për t’u takuar për herë të parë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Indeksonline mëson se Kurti është futur brenda objektit nga dera e pasme, kështu duke u larguar nga mediat.
Kujtojmë që takimi mes tyre zhvillohet nga ora 10:30.
Indeksonline do t’ju mbajë të informuar nga takimi.