75 Mall Live Search
10:06 / E Martë, 15 Qershor 2021 / AR

Vuçiq arrin në objektin e BE-së për t’u takuar me Borrellin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sapo ka mbërritur në ndërtesën e Bashkimit Evropian në Bruksel për një takim me Shefin e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borell, para takimit me Albin Kurtin.

Takimi trepalësh midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësuesit evropianë pritet të fillojë rreth orës 10:20, raporton Tanjug.

Indeksonline mëson se Vuçiqi hyri në objekt nga bodrumi për t’u shmangur nga mediat.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar.