75 Mall Live Search
19:51 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / Blerim

EURO20/ Turqit kërkah hiç! Uellsi fiton dhe kryeson Grupin A

Kombëtarja e Uellsit ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë të Grupit A, kundër Turqisë me rezultat 2 me 0.

Golat në këtë ndeshje i shënuan: Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey në minutën e 42’të dhe Roberts në minutën e fundit të takimit (93+), shkruan IndeksOnline

Në minutën e 61’të, Gareth Bale shpërdoroi një mundësi të artë, pasi nga penalltia nuk arriti ta qëllonte as portën.

Me këtë humbje Turqisë pothuajse i shuhen gjasat të shkoj tutje në EURO20.

Turqit tani mbesin me zero pikë, kurse Uellsi prinë në Grupin A me 4 pikë.

Itali – Zvicër, zhvillohet sonte nga ora 21:00 në stadiumin ‘Olimpico’ në Romë./IndeksOnline/