75 Mall Live Search
19:57 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / OSH

Belgjika djersitet shumë për të fituar kundër Danimarkës

Kombëtarja e Belgjikës ka arritur të fitoj 3 pikët e radhës në Evropian.

“Djajët e Kuq” fituan kundër Danimarkës me rezultat 2:1, transmeton Indeksonline.

Danimarka kaloi e para në epërsi në minutën e 2-të me anë të Poulsen.

Belgjika u rikthye në pjesën e dytë. Fillimisht Thorgan Hazard barazoi rezultatin në minutën e 54-të, pastaj në të 70-të, Kevin De Bruyne  e kaloi në epërsi Belgjikën.

Tash belgët kanë 6 pikë, kurse Danimarka ende është pa pikë pas dy ndeshjeve./Indeksonline/