75 Mall Live Search
15:25 / E Premte, 18 Qershor 2021 / A. M.

IPK dhe AKI nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Sot në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Drejtori i AKI z. Petrit AJETI dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim HODAJ, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet AKI dhe IPK.

Ky Memorandum arrihet me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të mbështetur njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor.