75 Mall Live Search
21:25 / E Premte, 18 Qershor 2021 / OSH

I keni kërkuar, ja ku i keni – nga java e ardhshme temperaturat do të shkojnë deri në 36 gradë

19.06 – Mbetet shumë ngrohtë,  paradite intervale me diell.  Ditën me zhvillime të vransirave, e pasdite dhe në mbrëmje priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi.

20.06 – Kryesisht me diell dhe vransira të pakta gjatë ditës.  Pasdite mundësi për rrebeshe shiu, vende-vende edhe me bubullima.

21.06 – Mot i nxehtë, me diell e vransira.  Nga mesdita priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

22.06 – Mot shumë i nxehtë, kryesisht me diell

23.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

Temperaturat në rritje, me vlera jashtëzakonisht të larta gjatë javës së ardhshme.  Minimalet luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet nga 26C në fundjavë, rriten në 30C ditën e hënë, e deri të mërkurën edhe në 36C.

Era do të fryj me mesatare dhe mesatarisht e fuqishme në fundjavë nga veriu 5-14m/s, e javën e ardhshme lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 4-11m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies ditëve të fundjavës, më pas gradualisht në rritje.