75 Mall Live Search
08:54 / E Diele, 20 Qershor 2021 / OSH

Turniri i boksit në Gjakovë/ tre persona sulmojnë policinë dhe gjyqtarët e ndeshjeve, nuk u pajtuan me vendimet e tyre

Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, në rrugën “Luan Haradinaj” është mbajtur një turnir i boksit.

Në këtë turnir, Policia e Kosovës është detyruar të arrestoj tre persona, transmeton Indeksonline.

Kjo pasi tre të dyshuarit kishin sulmuar policët dhe gjyqtarët e ndeshjeve. Ata nuk ishin pajtuar me vendimit që po merrnin gjyqtarët dhe kishin dashur të qërojnë hesapet me ta.

. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullte./Indeksonline/