Kjo është situata me vendet e treta, Zvicra me gjasa të mëdha për të kaluar fazën

Zvicra ka përfunduar në vendin e tretë në grupin A pas Italisë dhe Welsit.
Helvetikët tashmë kanë 4 pikë dhe duhet të presin deri në përfundim të fazës së grupeve për të mësuar fatin rreth kualifikimit.
Aktualisht ata mbajnë primatin në renditjen e vendeve të treta me 4 pikë.
Katër nga gjashtë vendet e treta kualifikohen në rundin tjetër derisa dy të tjera përshendetetn me turneun. /IndeksOnline/
