Batatina: S’ka gjasa që lojtarët e Ballkanit ta përfaqësojnë Llapin në Evropë

Presidenti i Llapit, Beqir Batatina ka thënë se lojtarët e Llapit do të jenë ata që do të luajnë në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencave.
Ai ka përgënjeshtruar lajmet se Llapi në Evropë do të luaj në Evropë me futbollistë të Ballkanit.
Ky është postimi i tij:
Jam duke u quditur me vetën kur po i shoh disa postime në rrjetet sociale se lojtarët e Ballkanit do të jenë pjesë e Llapit në Evropë. Kjo nuk ka shancë të ndodh deri sa të jem unë President i klubit që lojtarët e Llapit që të qëndrojnë në bankë të cilët pas 89 viteve i sollën Llapit trofe e lojtarët e Ballkanit të vinë të luajnë në Evropë. Këta luana janë ata që e mposhtën Ballkanin për Kupë dhe në kampionat. B.B.