75 Mall Live Search
11:54 / E Martë, 22 Qershor 2021 / OSH

Pse u anulua konferenca e sotme? Flet Liburn Aliu

Sot në orën 12:30 ishte planifikuar mbajtja e një konferencë të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Hysen Durmishi.

“Anulohet konferenca për media e thirrur me datë 22.06.2021 në ora 12:30, nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës – MMPHI“, ishte njoftimi zyrtar i ministrit për këtë anulim.

Indeksonline ka kontaktuar ministrin Aliu i cili ka treguar arsyen e anulimit të konferencës.

“Drejtori i rrugëve në Maqedoninë e Veriut nuk ka arritur të vijë në Kosovë për arsye familjare. Një anëtar i familjes së tij nuk ka qenë mirë me shëndet dhe është detyruar të anulojë ardhjen” ka thënë Liburn Aliu për Indeksonline.