Munishi: Tani jam tifoz i Norwichit
Ismet Munishi e ka komentuar transferimin e Milot Rashicës në Premierligë, te skuadra e Norwich Cityt.
Ylli i Kombëtares së Kosovës është larguar nga Werder Bremen dhe ka firmosur kontratë katër-vjeçare me klubin anglez, shkruan IndeksOnline
Transferimin e kosovarit e ka komentuar trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi. Ai nga sot deklarohet tifoz i Norwich.
“Zyrtarisht jam tifoz i Norwichit. Urime Milot”, ka shkruar trajneri kosovar në rrjetet sociale
Rashica te Norwich thuhet se kaloi për 11 milionë euro./IndeksOnline/