75 Mall Live Search
08:59 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / OSH

Aksident në mes një veture dhe motoçiklete, lëndohet një person

Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka marrë lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, për IndeksOnline.

“Sot rreth orës 07:30 në rrugën “George Bush” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.

 Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./IndeksOnline/