Shtylla e rrymës bie në mes të rrugës, në një lagje në Lipjan

Ka tri ditë që banorët e rrugës “Qerim Banulla” në komunë të Lipjanit po përballen me prishjen e një shtylle të rrymës e cila ka bllokuar edhe rrugën.
Ajo thuajse ka rënë në mes të rrugës, duke rrezikuar kështu banorët e kësaj lagje.
Ata kanë treguar për IndeksOnline që kjo gjendje është tash e tri ditë, ndërsa në pamjet që ka siguruar IndeksOnline shihet se si pranë saj luajnë fëmijët, e të cilët janë ndër më të rrezikuarit nga kjo situatë.
IndeksOnline ju sjell pamje:



