Rrënohet objekti që paraqiste rrezik për banorët e Bardhoshit
Drejtoria e Inspekcionit ka rrënuar objektin afër fushës së futbollit në Bardhosh, që shërbente dikur si zhveshtore.
Ky aksion është ndërmarrë për shkak të vjetërsisë së objektit dhe mundësisë që i njëjti të shembej vetvetiu.
Kësisoj, do të rrezikoheshin banorët e asaj pjese, e sidomos fëmijët që e shfrytëzojnë fushën e futbollit.