Nxehti i madh, vetura vozitet me derë të hapur në autostradën “Ibrahim Rugova”
Në Kosovë sot po mbizotëron mot i mirë ku edhe temperaturat janë mjaft të larta.
Por për t’u freskuar, zgjidhje kanë gjetur udhëtarët e një veture “02” në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në pamjet që ka siguruar Indeksonline shihet teksa është e hapur dera e një veture derisa e njëjta është në lëvizje.