Për herë të parë në histori, Spanja shënon pesë gola në një ndeshje dhe siguron raundin tjetër të EURO20

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore të madhe kundër Sllovakisë në EURO20.
Ekipi i Luis Enriques fitoi bindshëm me rezultat 5 me 0. Kjo ishte fitorja e tyre më e lartë në histori të Kampionatit Europian, shkruan IndeksOnline
Ndeshja nuk nisi edhe aq mirë për spanjollët, pasi në minutën e 12’të, Alvaro Morata humbi një penallti.
Në minutën e 30’të, portieri sllovak, Dubravka shënoi në portën e tij për t’ia dhuruar epërsinë Spanjës.
Golat tjerë për Spanjën e i shënuan: Laporte (45’të), Sarabia (56’të), Torres (67’të) dhe Kucka (autogol 71’të).
Me fitore Spanja ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të EURO20. Ata e mbyllin në pozitën e dytë në Grupin E me 5 pikë, dy më pak se vendi i parë, Suedia (7) që fitoi 3 me 2 kundër Polonisë./IndeksOnline/