08:15 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / AR

‘Sasa’ uron të dashurin 20 vite më të ri: Gëzuar ditëlindjen dashuria ime

Adriana Matoshi tash e një vit ka nisur lidhjen me futbollistin afrikan të quajtur Keith.

Ajo po shprehet se është femra më e lumtur në botë, krahë një personi që ia din vlerën, shkruan Indeksonline.

Dje ata festuan përvjetorin e parë të lidhjes ndërsa sot po e festojnë ditëlindjen e Keithit.

Me anë të një imazhi ajo shkroi fjalët më emocionuese për të.

‘Ju uroj të gjitha të mirat e kësaj bote për ditëlindjen tuaj!

Ju jeni një mrekulli dhe një qenie njerëzore shumë e veçantë.

Me fat familja juaj që ju ka, me fat miqtë tuaj dhe të gjithë përreth jush dhe ju falënderoj shumë për një vit plot lumturi që keni sjellë në jetën time.

Faleminderit Zotit që solli një qenie njerëzore si ju në këtë botë!

Gezuar ditelindjen dashuria ime.

@kidoisthename 🎉🎂🥳🎁’./Indeksonline/