75 Mall Live Search
10:23 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Roshi mbetët pa skuadër

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Odise Roshi ka mbetur pa skuadër.

30-vjeçari është larguar nga klubi ku ishte i huazuar, Diosgyori VTK dhe nga Akhmat Grozny, shkruan IndeksOnline

Kontrata me skuadrën ruse do të skadojë më 30 qershor të këtij viti.

Futbollisti shqiptar tani është në kërkim të një aventure të re.

Ende nuk dihet se te cila skuadër mund të transferohet, por spekulimet e para janë për një kthim të mundshëm në Superligën e Shqipërisë./IndeksOnline/