Betonjerka e bën “helaq” asfaltin, ndodhë në dalje të Prishtinës

Një betonjerkë ka ndotur asfaltin në mëngjesin e së enjtës nga rrjedhja e betonit në dalje të Prishtinës, saktësisht në Veterrnik.
Një lexues ka dërguar pamje në redaksinë e IndeksOnline.
Në video shihet se betonjerka gjersa është në lëvizje i rrjedh betoni në rrugë kryesore.

Kësisoj, janë rrezikuar edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe nga dëmtimi i veturave të tyre./IndeksOnline/