Policia e Kosovës ua ndalon të gjithë shoqatave të alpinistëve nga Kosova dhe Serbia shkuarjen në Malet e Sharrit

Në mediat serbe u raportua që një grup prej 120 alpinistëve nuk kanë mundur t’i vizitojnë Malet e Sharrit pasi Policia e Kosovës ua ka ndaluar.
PK ua ka refuzuar kërkesën e alpinistëve serb për të shkuar në Malet e Sharrit.
Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai në prononcimin e dhënë ka thënë se jo vetëm aplinistëve serb por edhe Shoqatave të Alpinistëve të Kosovës i është refuzuar kërkesa për vizitë në Malet e Sharrit.
Kryetari i Shoqatës së Alpinizimit në Serbi, Rade Knezevic për RadioKim ka thënë se ata mbrëmë e kanë kuptuar për këtë ndalesë.
“Kjo është një ngjitje tradicionale, por mbrëmë rreth orës 1 të natës komandati i stacionit policor Dragan Ivanovic, na tha se ka marrë urdhër që ne nuk duhet të lëvizim nga objekti I hotelit. Nuk kemi kurrfarë shpjegimi tjetër. Asnjëherë nuk kemi pas probleme, ne më parë kemi takuar alpinistë shqiptarë nga Ferzaji” ka thënë ai./Indeksonline/