75 Mall Live Search
12:01 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / B O

Trudeau: Papa duhet të kërkojë falje këtu, në tokën kanadeze

“E di që kisha Katolike është e angazhuar me zhvillimet e fundit dhe po e sheh situatën me kujdes. Papa Francesco duhet të kërkojë falje. Madje, duhet të kërkojë falje këtu, në tokën kanadeze”.

Justin Trudeau, Kryeministri i Kanadasë, ka këtë qëndrim të vetëm, mbi zbulimet e disa qindra varreve indigjene, në një ish-shkollë rezidenciale të krishterë – kryesisht katolike – në Kanada.

Sistemi i shkollave të tilla, ka qenë aktiv prej vitit 1831 deri më 1996. Mbi 150 mijë fëmijë indigjenë të Kanadasë u hoqën nga familjet e tyre. më pas, ata dërgoheshin në shkolla të tilla.

Prej raportit të një komisioni të posaçëm federal të ngritur, u dol në përfundimin se ky sistem shkollor, ka kryer një gjenocid masiv të fëmijëve indigjenë.

“Kam folur drejtpërdrejt me shumë katolikë kanadezë. Ata duan që kisha e tyre, të luajë rol pozitiv në këtë situatë”, vijoi diskursin e tij Trudeau.

Më herët gjatë këtij muaji, Para Francesco, shprehu dhimbjen e tij mbi rastin. Gjithsesi, pati një hezitim për të kërkuar falje direkte mbi çështjen. Kjo, pasi u zbuluan mbetjet mortore të 215 fëmijëve indigjenë, të varrosur në oborrin e një shkolle rezidenciale.

Përtej kësaj, Papa bëri apelim për respektimin e të drejtave dhe kulturave të indigjenëve.

Bilanci ndërkaq u rëndua më 24 qershor, kur autoritetet konfirmuan se në realitet ishin 751 fëmijë të varrosur në atë shkollë.

Një hetim i plotë i ngjarjes është kërkuar nga drejtues të komunitetit indigjen kanadez.

Por, përpos hetimit, tashmë Trudeau kërkon dhe faljen publike të Papës. Këtë herë, në tokën kanadeze.