75 Mall Live Search
19:15 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / OSH

Atentat ndaj presidentit kolumbian, sulmohet helikopteri i tij

Një helikopter, në bordin e të cilit ndodhej presidenti kolumbian Ivan Duque ra pre e një atentati.

“Helikopteri në të cilin po fluturonim ishte objektivi i një sulmi”, deklaroi Duque, pasi ai u ul në qytetin verilindor të Cucutas.

Sipas Duque, vrimat e plumbave mund të shiheshin në helikopter.

“Kjo qeveri nuk do të humbasë asnjë minutë në luftën kundër trafikut të drogës, terrorizmit dhe krimit të organizuar”, tha ai.