75 Mall Live Search
23:34 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / Blerim

Italia me mund të madh kualifikohet në çerekfinale të EURO20

Kombëtarja e Italisë ka fituar ndeshjen e 1/8 së finales në EURO20 kundër Austrisë.

Ekipi i Roberto Mancinit fitoi 2 me 1, shkruan IndeksOnline

Tre golat u shënuan në pjesën e vazhdimeve, pasi në 90 minuta lojë s’pati gola.

Në minutën e 95’të, për italianët shënoi Frederico Chiesa.

Në minutën e 105, Pessina shënoi për ta çuar kombëtaren e tij në epërsi prej dy golave.

Austriakët shënon golin e vetëm në këtë ndeshje në minutën e 114’të, me anë të Kalajdzic.

Me këtë fitore, Italia kalon në rrethin çerekfinal të Kampionatit Europian EURO20./IndeksOnline/