Luis Enrique para ndeshjes: Sa më pak të prek topin Modrici, aq më mirë për ne

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka folur para ndeshjes kundër Kroacisë që fillon në ora 18:00.
Enrique në prononcimin e tij tha se shpreson që Luka Modric të prek sa më pak topin, transmeton Indeksonline.
“Unë shpresoj që futbollistët kroat të prekin sa më pak që është e mundshme topin, sidomos ata që kanë kualitete të larta si Modrici. Sa më shumë që të kemi topin, aq më shumë do të minimizojmë opsionet e tyre”, tha Enrique./Indeksonline/