Zyrtare: Ky është lojtari i ndeshjes, Kroacia 3:5 Spanja

Spanja arriti të mposhtë me rezultat 3:5 Kroacinë, duke u kualifikuar në çerekfinale.
Lojtari i ndeshjes sipas UEFA-s është zgjedhur mesfushori, Sergio Busquets, transmeton Indeskonline.

Busquets luajti për 100 minuta dhe pati një paraqitje fantastike.
Mesfushori është rikthyer te Spanja në dy ndeshjet e fundit dhe ka arritur të fitoj dy çmime si “Lojtari i ndeshjes”.
Në 2 ndeshjet e para kishte munguar pasi ishte i infektuar me Covid 19./Indeksonline/