A do të raportojë për dialogun në Kuvend? Kurti: Çdo herë jam i gatshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që është i gatshëm që të raportojë në Kuvendin e Kosovës, për takimin në Bruksel me palën serbe.
“Çdo herë i gatshëm jam unë”, ka thënë Kurti kur është pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje.
Ndryshe takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ka ndodhur më 15 qershor në Bruksel.
Në takimin që u cilësua si i vështirë, kryeministri kosovar paraqiti katër propozime të cilat u refuzuan nga presidenti serb.