75 Mall Live Search
18:49 / E Martë, 29 Qershor 2021 / A. A

Pickford dhe Neuer brilantë, s’ka gola në pjesën e parë

Ndeshja e parafundit e 1/8-ës së finales Angli – Gjermani nuk ka prodhuar gola në pjesën e parë.

Megjithatë rastet nuk munguan, e dy portierët ishin të mrekullueshëm me disa pritje.

Fillimisht Manuel Neuer e ndali Raheem Sterlingun ndërsa Jordan Pickford nuk e lejoi Timo Wernerin të shënonte me një pritje brilante.

Vlen të përmendet që Harry Kane pati paraqitje jo të mirë dhe vazhdon të jetë një prej lojtarëve më të kritikuar të Anglisë.

/Indeksonline/