Notat e lojtarëve, Angli 2-0 Gjermani: Vlerësohet lartë mbrojtja angleze

Anglia ka arritur të mposht Gjermaninë me rezultat 2-0 në kuadër të 1/8 së finales, duke siguruar çerekfinalen.
Pjesa e parë nuk solli gola, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan dy sosh.
Raheem Sterling dhe Harry Kane i shënuan golat për ‘Tre Luanët’, që i dërgojnë në çerekfinale.
Lojtari më i vlerësuar ishte Harry Maguire me notën 7.7.
Ndërsa Jordan Pickford (7.6) dhe John Stones (7.4), po ashtu u vlerësuan për paraqitjen.
