Përfundon epoka e Low te Gjermania: Nuk është lamtumira që e kishim imagjinuar

Joachim Low i ka dhënë fund periudhës 15 vjeçare si trajner i Gjermanisë.
Në një konferencë për media, Low është përshëndetur me popullin gjerman duke falënderuar të gjithë për përkrahjen.
Gjermania u eliminua nga Anglia në 1/8-ën e finales në Euro2020, ndërsa Low thotë se kjo nuk ishte lamtumira që e kishte imagjinuar.
“Zhgënjimi është i thellë. Kjo nuk ishte lamtumira që e kishim imagjinuar. Më vjen keq që zhgënjyem tifozët dhe unë marr përgjegjësinë për eliminimin tonë pa asnjë justifikim. I uroj Hansi Flickut gjithë të mirat. Zemra ime do të jetë gjithmonë kuq, zi dhe ari” deklaroi Low.
61-vjeçari mohoi zërat që ka vendosur të vazhdojë karrierën me ndonjë skuadër tjetër, teksa theksoi se do të marr pak pushim.
/Indeksonline/