75 Mall Live Search
21:23 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Tottenham prezanton trajnerin e ri

Skuadra e Tottenham Hotspur ka prezantuar trajnerin e ri. Në stolin e Spurs do të ulët Nuno Espirito Santo.

Ish-trajneri i Wolves ka firmosur kontratë dy-vjeçare deri në vitin 2023, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes rrjeteve sociale.

“Kur keni një skuadër me cilësi dhe talentë, ne do të përpiqemi t’i bëjmë tifozët krenarë. Është një kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm të jem këtu”, ishin fjalët e para të Nunos

Kujtojmë që tekniku 47-vjeçar gjatë karrierës menaxhoi këto klube: Rio Ave, Porto, Valencia dhe Wolves./IndeksOnline/