Jorginhon e pyesin për ‘Topin e Artë’: Më shumë më pëlqen festa me ekipin, sesa i vetmuar

Mesfushori i Azzurrit ëndërron suksesin me kombëtaren sesa arritjen personale: Unë për ‘Topin e Artë’? Më shumë më pëlqen të festoj së bashku me ekipin, sesa festa i vetmuar.
Pak muaj jave pasi Jorginho ngriti trofeun e UEFA Champions League me Chelsean, tani shpreson ta bëjë me Kombëtaren e Italisë në Kampionatin Europian EURO20, shkruan IndeksOnline

“Unë nuk e di nëse De Bruyne do të luajë. Por, ai padyshim është një lojtar që bën diferencën. Ka një inteligjencë të lartë”, ka thënë Jorginho para ndeshjes kundër Belgjikës në çerekfinale të EURO20.
“Dikush tha se unë mund të jem në listën e ngushtë për Topin e Artë nëse fitojmë EURO-n. Sinqerisht unë nuk mendoj për atë, më shumë më pëlqen të festoj së bashku me shokët e skuadrës, sesa të festoj i vetëm”, vazhdoi tutje futbollisti i Bluve të Londrës.
Kombëtarja e Italisë, të premten (2 korrik) luan ndeshjen çerekfinale kundër Belgjikës./IndeksOnline/