75 Mall Live Search
08:36 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / AR

Burrë e grua rrihen mes vete me shuplaka në Fushë Kosovë

Mbrëmë një grua nga Fushë Kosova ka raportuar në Policinë se është goditur nga burri i saj me shuplakë në fytyrë.

Në raportin 24 orësh të PK-së thuhet se edhe gruaja e kishte goditur më pas bashkëshortin me shuplakë, shkruan Indeksonline.

“Fushë Kosovë 30.06.2021 – 22:37. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull  kosovar-bashkëshorti i saj, e kishte goditur me shuplake në fytyre dhe të njëjtën mënyre kishte vepruar edhe ankuesja. Viktima ka pranuar tretma mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”.