Pamje nga “Parada e Krenarisë” në Prishtinë!

Sot sheshet e Prishtinës janë mbushur me pjesëtarë të komunitetit LGBT.

Tubimi për Paradën e Krenarisë me moton “Bashkë dhe Krenar” ka nisur sot në orën 11:30 në Sheshin “Skëndërbeu” drejt sheshit “Zahir Pajaziti”.
IndeksOnline ju sjellë pamje nga marshimi i tyre.

Kujtojmë se,”Parada e krenarisë” ose “Parada LGBT” është qëndrimi pozitiv kundër diskriminimit dhe dhunës ndaj personave lezbike, homoseksualë, biseksualë dhe transeksualë (LGBT) për të nxitur vetë-afirmimin, dinjitetin, të drejtat e barazisë, rritjen e dukshmërisë së tyre si grup social, festojnë diversitetin seksual dhe variancën gjinore. Krenaria, në krahasim me turpin dhe stigmën sociale, është pikëpamja mbizotëruese që rrit më së shumti lëvizjet e të drejtave LGBT në të gjithë botën./IndeksOnline/





