75 Mall Live Search
15:55 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / Blerim

Zyrtare: Liridon Krasniqi largohet nga Newcastle

Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi e ka mbyllur aventurën në futbollin e Australisë në ekipin Newcastle Jets.

Krasniqi u huazua për gjysmë-sezoni në skuadrën e Newcastle, por s’kaloi mirë për shkak se bëri shumë pak paraqitje, shkruan IndeksOnline

29-vjeçari është rikthyer te Johor Dahor në Malajzi.

“Dua t’i falënderoj të gjithë në skuadrën e Neëcastle Jets, pasi kontrata ime skadon sot”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale

Kujtojmë që së fundmi, Krasniqi për herë të parë luajti me Kombëtaren e Malajzisë./IndeksOnline/