75 Mall Live Search
11:08 / E Premte, 02 Korrik 2021 / Blerim

Kjo është shifra e parave që Kombëtarja e Zvicrës ka fituar deri tani në EURO20/ Sa do marrin Xhaka e Shaqiri?

Arritja në çerekfinale të Kampionatit Europian EURO20 për Zvicrën është një histori në vete. Ende më histori është fitorja kundër kampionit botëror, Franca në 1/8 e finales.

Por, arritja deri në çerekfinale nuk është vetëm sukses sportiv, por kjo shërben edhe për t’i mbushur arkat e Federatës së Futbollit në Zvicër, shkruan IndeksOnline

Ekipi kombëtar i Zvicrës deri tani ka marrë gati 15 milionë euro me paraqitjen e tyre në EURO20. UEFA paguan nga një milion euro për një fitore gjatë fazës së grupeve dhe 500 mijë euro për një barazim. Arritja në fazën e 1/8 së finales do të shpërblehet me 1.5 milionë euro. Kushdo që arrin në çerekfinale do të marrë 2.5 milionë euro.

Image

Çfarë marrin lojtarët nga këto para? Ende nuk dihet, pasi Zvicra nuk e ka të qartë shifrën që ua jep futbollistëve.

Italia në mënyrë transparente i dhuron nga 250 mijë euro për person çdo futbollistit në çdo fitore në Kampionatit Europian. Kurse gjermanët, i dhurojnë nga 400 mijë euro për lojtarët. Por, tani kjo nuk vlen, pasi Gjermania është përshëndetur nga EURO20.

Kujtojmë që Zvicra sonte luan kundër Kombëtares së Spanjës në çerekfinale të EURO20. Takim ky që zhvillohet në stadiumin rus, ‘St Petersburg’./IndeksOnline/

Image