75 Mall Live Search
20:27 / E Premte, 02 Korrik 2021 / OSH

Bërnabiq në Prespë: Shqiptarët ta respektojnë shtetin e tyre

Në një konferencë të mbajtur në Forumin e Prespës, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq kritikoi kryeministrin kosovar Albin Kurti për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Prishtinës e Beogradit.

“Unë mendoj se përderisa dikush beson se ka shtet, dhe beson në atë shtetin e tij, atëherë mendoj se duhet të respektoj institucionet e atij shtetit dhe paraardhësit e tij, dhe të thotë: “Në rregull, pavarësisht se a me pëlqen a jo marrëveshja, unë duhet ta zbatoj atë”, tha Bernabiq, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, kjo deklaroi se për të Kurti është korrekt dhe nuk ka arsye që ta urrejë atë.

Kryeministrja serbe në këtë konferencë gjithashtu tha se në forumin e Prespës, amerikanët nuk i kërkuan njohjen e Kosovës.