Barcelona dhe Real Madridi vihen pas lojtarit spanjoll që po shkëlqen në Evropian

Klubi i Barcelonës dhe i Real Madridit duket se do të zhvillojnë një garë të nxehtë në merkato.
Sipas “Sport”, Barcelona dhe Reali janë në garë për të siguruar shërbimet e futbollistit, Dani Olmo, transmeton Indeksonline.
Olmo momentalisht është futbollist i ekipit gjerman, RB Leipzig, por pas performancave që pati në Evropian mund të bëhet me skuadër të re.
Dani Olmo është prodhim i akademisë “La Masia” të Barcelonës./Indeksonline/