S’mund të merrte frymë, tenistja që po shkakton senzacion tërhiqet nga Wimbledoni

Emma Raducanu, tenistja e kualifikuar në 16-shen e fundit në Wimbledon është detyruar të tërhiqet nga turneu prestixhioz i tenisit.
18 vjeçarja kishte probleme të mëdha me frymëmarrje në përballjen ndaj australianes Ajla Tomljanovic.

Raducanu, e cila kishte ardhur në mënyrë të bujshme në mesin e 16 më të mirave, kishte kapur disa herë stomakun gjatë përballjes, për të braktisur sfidën më pas.

Raducanu ishte befasia më e madhe në Wimbledon ngase u kualifikua në 16-she, ani pse në rënditjen zyrtare ishte e 338-ta në botë./Indeksonline/