75 Mall Live Search
00:03 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / C E

Chiesa më i miri në fushë, ky ishte dështimi i ndeshjes

Italia dhe Spanja kanë luajtur barazuar në kohën e rregullt dhe vazhdime (1-1) në gjysmëfinalen e Euro 2020, ndërsa penalltitë zgjodhën fituesin, që dolën të jenë italianët me rezultat 4-2.

Federico Chiesa shënoi për Italinë, ndërsa Alvaro Morata barazoi shifrat për Spanjën.

Pikërisht Chiesa ishte lojtari më i mirë në ndeshje me notën 7.6.

Te Spanja më i miri ishte Dani Olmo, që u vlerësua me notën 7.4.

Më i dobëti në fushë nga të dy skuadrat doli të jetë Nico Barella me notën 6.3.

Italia kalon në finale dhe pret fituesin e ndeshjes Angli – Danimarkës.