75 Mall Live Search
12:14 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / k.v

Policia publikon pamje të pajisjeve të teknologjisë të vjedhura në Podujevë

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht hetuesit e stacionit policor të Obiliqit, dje kanë arrestuar dy persona lidhur me vjedhjen e pajisjeve të teknologjisë informative në fshatin Dobratin të komunës së Podujevës.

Për këtë lajm kishte raportuar ekskluzivisht IndeksOnline duke sjell detaje nga ky aksion ku vlera e pajisjeve të vjedhura ishte rreth 25 mijë euro.

Rasti është denoncuar në polici më datë 06.07.2021 nga ana e ankuesit ku sipas tij dyshohej që më datë 05.07.2021, ishin vjedhur pajisje të teknologjisë në vlerë dhjetëra mijëra euro.

Policia menjëherë pas denoncimit, kishte nisur një hetim për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.

Progresi i hetimit të rastit pati për rrjedhoje organizimin e një operacioni bastisjeje në dy lokacione të ndryshme si dhe ndalimin e një automjeti të dyshuar që rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve si dhe sekuestrimin e gjësendeve që dyshohet të jenë vjedhur në rastin në fjalë.

Ndërkohë që të dyshuarit janë arrestuar, me rekomandimin e prokurorit të shtetit të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, duke u proceduar më tutje në fazat e mëtejme të hetimit të këtij rasti./IndeksOnline/