75 Mall Live Search
13:32 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / AR

E kishin quajtur “Koti”, Hoti ia kthen VV-së: Tani këtë epitet e meritoni ju

Kuvendi i Kosovës ka debatuar për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit.

Propozuesi i debatit parlamentar, Avdullah Hoti tha se kjo marrëveshje është ndër më të rëndësishmet që i ka ndodhur vendit që nga shpallja e pavarësisë.

“Kemi thirrur debat për veprimet e Qeverisë për respektimin e kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje është ndër më të rëndësishmet nga shpallja e pavarësisë”.“Me këtë ne kemi thyer izolimin ndërkombëtar që i ka ndodhur Kosovës”.

Sipas Hotit marrëveshja ekonomike e Ëashingtonit ishte hap drejtë njohjes reciproke mes Kosovës e Serbisë.

“Republika e Kosovës së 17 shkurtit është projekt i përjetshëm. Integrimet tona mbarëkombëtare janë projektuar që në gjenezë të shtetit të pavarur të Kosovës. Subjektiviteti jonë ndërkombëtar nënkupton obligimin tonë për normalizim me fqinjët tanë”. “Marrëveshja si ekonomike do të shtynte vendet për marrëveshje përfundimtare. Marrëveshje të tilla që na tregon historia krijojnë realitete të reja gjeopolitike. Këtë marrëveshje duhet pa si hap drejtë njohjes reciproke. Veç elementëve politike kjo përmbajtje edhe projekte infrastrukturore”.

Hoti ka kërkuar që të miratohet një rezolutë që do të ndihmojë Qeverinë për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Më tutje, ai ka thënë se është kritikuar dhe linçuar me epitete fyese, mirëpo që të njëjtat tanimë i meritojnë ata që janë në qeveri dhe jo ai.

“Janë thënë shumë të pavërteta lidhur me këtë marrëveshje dhe jam kritikuar me një gjuhë jo të papërshtatshme politike në këtë Kuvend nga opozita e atëhershme. Kur unë deklaroja se i besoj Shtëpisë së Bardhë dhe se njohja nga Izraeli është punë e kryer dhe vetëm do të formalizohej me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, popullsitë më quanin mua me çfarëdolloj epitetesh duke ma shtrembëruar emrin dhe duke më vendosur epitete fyese”, tha Hoti.