I dehuri rrëzohet nga shkallët dhe bie me kokë në beton, pavetëdije dërgohet në QKUK

Mëngjesin e sotëm, policia ka marrë një informatë se në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren ka kërkuar ndihmën mjekësore viktima SH.G., pasi kishte marrë lëndime të rënda trupore.
Sipas dëshmitarëve, rasti ka ndodhur kur viktima ka dalë nga lokali “Paradiso” në gjëndje të dehur dhe është rrezuar nga shkallet duke rënë me kokë në beton.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se viktima ka marrë ndihmën e parë mjekësore në emergjencën e spitalit dhe më pas është dërguar pavetëdije me autoambulancë për në QKUK-Prishtinë.
Lidhur me rastin është informuar njësiti i hetimeve dhe forenzika të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes./IndeksOnline/