Zyrtare: Ballkani bën “goditjen” e madhe, transferon talentin që ka luajtur në Porto dhe Gjermani

Klubi i Ballkanit ka bërë transferimin e radhës.
Ekipi nga Suhareka ka transferuar Malsor Ajetin, transmeton Indeksonline.
21 vjeçari që luan si mesfushor i majtë, ka një “CV” mjaft të pasur.
Ai ka luajtur në Portugali për Portu U19, për Manheim U19, tek Skenderbeu dhe së fundmi ishte pjesë e Strugës.
Ajeti ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Ballkanin./Indeksonline/