75 Mall Live Search
20:02 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Aksident trafiku në Prishtinë mes një kamioni dhe një veture

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident, raporton Indeksonline.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.”

“Informatat e para flasin se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.”

“Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkaq njësia rajonale e trafikut ka  dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti”, u shprehë ai./Indeksonline/