75 Mall Live Search
19:01 / E Shtunë, 10 Korrik 2021 / OSH

Zyrtare: Messi dhe Neymar, lojtarët më të mirë të “Kupës së Amerikës”

Kupa e Amerikës ka zgjedhur dy futbollistët më të mirë të kompeticionit.

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi dhe futbollisti i Brazilit, Neymar Junior janë zgjedhur futbollistët më të mirë të Kupës së Amerikës për këtë edicion, transmeton Indeksonline.

Messi deri më tani ka 4 gola dhe 5 asistime, kurse Neymar ka 2 gola e 3 asistime.

Sonte, pas mesnate, në ora 02:00 do të luhet finalja mes Brazilit dhe Argjentinës./Indeksonline/