I dënuari kapet nga policia, pagoi 500 euro gjobë më pas lirohet

N.M., (1970) nga Istogu ishte në kërkim të policisë pasi Gjykata Themelore në Pejë e kishte dënuar atë me 500 euro për lëndim i lehtë trupor dhe sulm ndaj personit zyrtar.
I dyshuari ishte kontaktuar nga policia të dielën dhe menjëherë ka bërë shlyerjen e obligimit ndaj gjykatës, transmeton IndeksOnline.
IndeksOnline ka mësuar se gjykata ka bërë tërheqjen e urdhëresës pas konfirmimit të shlyerjes se dënimit./IndeksOnline/