Kololli drejt transferimit te një kampionat i largët, aty ku pritej më së paku!

Benjamin Kololli është afër që të bëhet me skuadër të re, pas ndarjes me Zurichun. Ylli kosovar ka arritur marrëveshje me skuadrën japoneze, Shimizu Pulse.
Kololli ka rënë dakord për një kontratë për dy vjet e gjysmë. Mbrojtësi kosovar me tipare sulmuese aktualisht është në pritjes të vizës japoneze për të udhëtuar në nënshkrimin e kontratës.
Shimizu Pulse garon në divizionin e parë japonez, ndërsa aktualisht zë vendin e 13-të në tabelë pas 21 raundesh./Indeksonline/